Mrekullia në Infektiv, një pacient del nga intubimi

ISHP njoftoi sot për 36 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar në 1 299 numrin total të të prekurve që prej fillimit të pandemisë.

U raportua për 41 të shtruar në spital, 6 prej të cilëve janë në shërbimin intensiv dhe 2 prej tyre janë të intubuar.

Në mes të shifrave problematike të ditëve të fundit, shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT, Najada Ccomo raporton se për herë të parë në këtë repart një pacient ka dalë nga intubimi.

Eksperienca ka treguar se dalja nga intubimi ka qenë mjaft e vështirë për pacientët me koronavirus, prandaj edhe këto raste numërohen me gishtat e dorës.

Ky është rasti i dytë i një pacienti me koronavirus që del nga intubimi në Shqipëri. Rasti i parë ishte tek Sanatoriumi disa javë më herët.


Shtuar 9.06.2020 12:21