Mourinho biznes me Juventusin, kërkon t’i shkëmbejë mesfushorët

Juventusi dëshiron të largojë nga skuadra Federico Bernardeschin, pasi ky i fundit nuk ka bindur me paraqitjet e tij, pavarësisht se ka luajtur shumë si titullar. 26-vjeçari është në merkato, pasi trajneri Andrea Pirlo nuk e do.

Klubi italian dëshiron që të shkëmbejë Federico Bernardeschin me mesfushorin e Tottenhamit, Tanguy Ndombele. Trajneri Jose Mourinho duhet të thotë fjalën e tij finale sipas asaj që shkruan Calciomercato.

Bernardeschi mund të largohet nga Juvja, ashtu si Ndombele që nuk e ka problem largimin nga “Spursat”, pasi nuk ka patur shumë hapësira.

Marrëdhënia e tij me Mourinhon thuajse nuk ekziston, prandaj shkëmbimi mund të realizohet.


Shtuar 5.09.2020 14:28