Moti i keq rrëzon pemët në Bulqizë e Shkodër, dëmtohen disa makina

Moti i keq ka përfshirë mbrëmjen e djeshme vendin duke shkaktuar dëme të lehta.

Për pasojë gjatë natës ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në Bulqizë.

Gjithashtu era e fortë nuk ka kursyer as pemët në rrugën Qytet i Vjetër-Qytet i Ri ku siç shihet dhe nga pamjet janë rrëzuar disa pemë duke rrezikuar edhe jetën e qytetarëve.

Burime bëjnë me dije se në disa njësi administrative të Bulqizës mungon akoma energjia elektrike.

Sipas parashikimeve moti i keq do të vazhdojë gjatë gjithë fundjavës.

Moti i keq me rrebeshe shiu dhe erëra të forta ka shkaktuar probleme në disa akse rrugore në Shkodër kjo për shkak të thyerjes së disa pemëve.

Për pasojë janë dëmtuar disa automjete që kanë qenë të parkuara.


Shtuar 26.09.2020 07:25