“Mos hezito”, Ballist Morina do të marrë pjesë në tubimin e dy marsit (FOTO LAJM)

Na ndan vetëm një ditë nga tubimit i thirrur nga Presidenti Ilir Meta. Pretestës pritet t’i bashkohet edhe Ballist Morina.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Morina njofton se do të jetë për herë të parë në një tubim të tillë dhe fton këdo të marrë pjesë.

”Unë do jem per herë të parë në nji tubim të tillë, mos hezito, eja dhe ti! Rroftë kushtetuta!”, shkruan Morina, që tashmë jeton në Itali, pasi u lirua nga burgu.

Kujtojmë se Ballist Morina, emri i vërtetë i të cilit është Ismail Morina është një patriot shqiptar i cili u bë i njohur pasi ngriti dronin me simbolet etnike në ndeshjen Serbi-Shqipëri.

Ishte duke u luajtur ndeshja Serbi-Shqipëri kur në minutën e 41 të saj, Ballist Morina i fshehur në majë të stadiumit lëshoi dronin me flamurin pro-shqiptar, duke bërë që lojtarët serbë të tensionohen dhe ta marrin atë.

Por si kundërpërgjigje, lojtarët shqiptarë nuk e lanë ta merrnin duke e marrë ata në dorë. Më pas ndeshja vijoi me goditje nga të dyja palët derisa u ndërpre pasi tifozët serbë filluan ti gjuanin lojtarët e kombëtares shqiptare.


Shtuar 1.03.2020 09:27