Shoqata e Bukës, Pastiçerisë dhe Brumrave u ka bërë një thirrje të gjithë furrave të bukës të ndalojnë së preri bukën, me qëllimin që të mos përhapet më shumë koronavirusi.
Sipas saj buka nuk duhet të pritet, pasi kontaminohet dhe është shumë e rrezikshme për klientët.
None found
“Të nderuar kolegë nisur nga shqetësimi i përgjithshëm , por veçanarisht nga sugjerimet e specialistëve të fushës , të mbrojtjes të shendetit, të mbrojtjes të konsumatorit, është e nevojshme të nderpritet prerja e bukës, kjo bëhet për të ruajtur në maksimum në kushtet e tanishme shëndetin e konsumatorëve, por në të njëtën kohë edhe për të ruajtur shëndetin e punonjësve tanë, prandaj kërkojmë nga të gjithë kolegët dhe specialistët që janë pjesë e rrjetit të Shoqatës të japin mendimet e tyre dhe të veprojmë bashkarisht duke ndaluar prerjen e bukës si një e keqe për përhapjen e Covid 19 në këto ditë të rrezikshme. Janë shumë nga furrat e bukës që po e aplikojnë mos prerjen e bukës dhe në këtë drejtim kemi dhe mirëkuptimin e mbështetjen e klientëve. Specialistët e mbrojtes konsumatorit , shëndetit etj, sugjerojnë që buka nuk duhet të pritet se kontaminon dhe është shumë e rrezikshme për klientët. Kërkojmë mendimin edhe të prodhuesve të bukës , sipërmarrësve por dhe të kunsumatorëve për këtë problem.”-njofton Shoqata.
Gjykata Themelore në Pejë njofton se sot (26 tetor) ka pranuar aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Pejë ndaj ish-bashkëshortit të…
Debati për fituesin e Topit të Artë ka marrë një tjetër kthesë, pasi Observatori i Futbollit CIES ka publikuar renditjen…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka kritikuar ashpër paketën e masave penale të prezantuar nga qeveria ndaj protestuesve, duke…
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur nga…
Italia përgatitet për një valë të re protestash, të planifikuara për të premten, në kuadër të grevës së përgjithshme të…
Zbatimi zyrtar i "portofolit elektronik" fillon të enjten, që do të thotë se qytetarët do të kenë në celular kartën…