Qytetarët në Maqedoni do të mund të përdorin në telefon kartën e identitetit dhe patentën e shoferit, pasi zbatimi zyrtar i “portofolit elektronik” nis të enjten.
Aplikacioni do të prezantohet zyrtarisht të mërkurën, më 28 tetor. Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, e cilësoi atë si një platformë të sigurt, e cila u mundëson përdoruesve të mbrojnë më mirë të dhënat e tyre personale.
None found
Sipas tij, qytetarët nuk do të jenë më të detyruar të shfaqin të gjithë informacionin që përmbajnë dokumentet plastike, sa herë që duhet të identifikohen në një bankë, bar apo në një ambient tjetër.
“Përdoruesit do të kenë mundësinë të përcaktojnë vetë se cilat të dhëna duan të ndajnë dhe kjo do të bëhet në mënyrë të sigurt. Informacioni do të transmetohet përmes një kodi QR të krijuar për një përdorim të vetëm. Kodi skanohet dhe të dhënat i kalojnë personit tjetër vetëm pas miratimit tuaj. Pas 10 deri në 15 sekondash, QR-ja skadon dhe nuk mund të përdoret sërish. Sigurisë i kemi kushtuar vëmendje të veçantë”, deklaroi Andonovski.
Ministri nënvizoi se portofoli elektronik përbën hapin e parë drejt krijimit të portofolit digjital evropian, i cili synon digjitalizimin e plotë të dokumenteve.
“Ky është një nisje shumë e mirë, pasi të dhënat bazë të kartës së identitetit dhe patentës së shoferit do të jenë të qasshme për qytetarët. Shpresoj që, krahas zhvillimit të portofolit celular, të shtojmë edhe shërbime, mundësi dhe dokumente të tjera”, tha Andonovski para nisjes së panelit “Parakushtet dhe sfidat për digjitalizimin e përshpejtuar të sektorit privat”.
Debati për fituesin e Topit të Artë ka marrë një tjetër kthesë, pasi Observatori i Futbollit CIES ka publikuar renditjen…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka kritikuar ashpër paketën e masave penale të prezantuar nga qeveria ndaj protestuesve, duke…
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur nga…
Italia përgatitet për një valë të re protestash, të planifikuara për të premten, në kuadër të grevës së përgjithshme të…
Lista Studentore në Serbi, fituese e zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit, synon të formojë qeverinë pa partnerë koalicioni. [...] Read…
Kreu i PD-së Sali Berisha në fund të konferencës për mediat, u pyet edhe në lidhje me hetimet e SPAK…