Categories: kosovë

Gjykata e Pejës konfirmon pranimin e aktakuzës ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt

Gjykata Themelore në Pejë ka bërë të ditur se më 26 tetor ka pranuar aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Pejë kundër Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, për veprën penale “Kanosja”.

Sipas përgjigjes së Gjykatës për “Betimi për Drejtësi”, aktakuza është pranuar më 26.10.2026, në orën 8:56, përmes sistemit SMIL. Dokumenti, me shenjën PP/II Nr.1340, është aktakuzë e drejtpërdrejtë ndaj personit me inicialet J.S., për veprën penale “Kanosje”, të përcaktuar në nenin 181, paragrafi 2 të KPRK-së.

Të lidhura

None found

Prokuroria ka njoftuar se aktakuza është ngritur më 23 tetor ndaj ish-bashkëshortit të viktimës, për kanosje brenda marrëdhënies familjare.

Institucioni gjyqësor ka sqaruar se, bazuar në të dhënat e disponueshme, nuk është evidentuar ndonjë procedurë tjetër penale ku Arlinda Zekaj, tashmë e ndjerë, të ketë qenë viktimë.

Të dhënat e nxjerra nga sistemi SMIL, sipas Gjykatës, nuk tregojnë se më herët është zhvilluar ndonjë rast penal me Zekajn si palë viktimë.

Ndërkohë, më 7 shtator të këtij viti, Arlinda Zekaj kishte kërkuar vendosjen e një urdhri mbrojtës emergjent, kërkesë të cilën Gjykata e kishte miratuar pjesërisht.

Gjykata sqaron se në atë fazë ishte refuzuar vetëm kërkesa lidhur me besimin e fëmijës. Pas shqyrtimit të mëtejshëm, më 16 tetor kërkesa e palës është miratuar në tërësi.

Sipas sqarimit zyrtar, më 07.09.2026, në orën 12:14, Arlinda Hasan Zekaj, përmes Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, kishte paraqitur kërkesë për urdhër mbrojtës emergjent kundër Jeton Sylajt. Po atë ditë, me aktvendimin C.nr.1300/26, Gjykata Themelore në Pejë e kishte aprovuar pjesërisht kërkesën, duke pranuar të gjitha masat mbrojtëse të kërkuara, përveç çështjes së besimit të fëmijës.

Pas kundërshtimeve të palëve dhe pranimit të raportit të QPS-së, ishte zhvilluar seanca gjyqësore. Me vendimin C.nr.1300/20, të datës 16.10.2026, urdhri emergjent ishte kthyer në urdhër të rregullt, ndërsa kërkesa e palës së mbrojtur ishte miratuar plotësisht, bashkë me të gjitha masat mbrojtëse, për një periudhë prej 6 muajsh.

Gjykata ka deklaruar se vendimi për kërkesën për urdhër mbrojtës emergjent dhe të rregullt u është dërguar menjëherë palëve në procedurë, si dhe institucioneve përgjegjëse për zbatimin e tij.

të fundit

Chris Brown i shpëton burgut të menjëhershëm pas dënimit për sulmin në Londër

Këngëtari amerikan Chris Brown është dënuar me tetë muaj burg, të pezulluar për 12 muaj, për sulmin me shishe qelqi…

21 seconds ago

P*umb i gomës i rrezikon syrin, Prokuroria e Tiranës nis hetimin kryesisht për plagosjen e protestuesit Erjon Vishkullit dhe tejkalimin e forcës nga policia

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin kryesisht për plagosjen e protestuesit Erjon Vishkullit të shtunën e kaluar në bulevardin pranë…

21 seconds ago

Shqipëria kalon në orën dimërore, akrepat zhvendosen një orë pas

Shqipëria dhe disa vende Europiane kanë kaluar këtë të diel, 25 tetor, në orën dimërore. Në orën 03:00 të mëngjesit,…

44 seconds ago

Nëna e Liridona Ademajt solidarizohet me familjen Zekaj: E di dhimbjen e humbjes së një fëmije

Familja e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj Naim Murseli, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda…

9 minutes ago

Shteti e vrau Arlindën”: QIKA kërkon përgjegjësi institucionale para Qeverisë

Organizata QIKA ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, me qëllim adresimin e rastit të vrasjes…

10 minutes ago

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e Albert Sylajt, të dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekës

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera…

10 minutes ago