Prokuroria Themelore në Pejë ka hapur hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt, ka bërë të ditur zëdhënësi Shkodran Nikçi. Sipas tij, Zekaj kishte pretenduar se rasti i saj ishte shpërfillur nga një varg zyrtarësh.
Gjatë një konference për media, Nikçi sqaroi se parashtresa i ishte dorëzuar kryeprokurores. Në pjesën hyrëse të dokumentit, Zekaj kishte ngritur pretendime për neglizhencë institucionale, pretendime për të cilat tashmë janë ndërmarrë hetime.
None found
Në lidhje me pjesën tjetër të parashtresës, zëdhënësi tha se viktimës i ishte garantuar e drejta për ta përdorur pronën. Vendimi i gjykatës, sipas tij, përcaktonte gjithashtu që bashkëshorti të mos i afrohej asaj në një distancë më të vogël se 2 metra.
Nikçi deklaroi se vendimi ishte zbatuar të enjten, në prani të policisë, ndërsa disa orë pas ekzekutimit të tij kishte shpërthyer një konflikt.
Ai tha se viktimës i ishte rekomanduar të mos shkonte në atë shtëpi, pasi kjo mund ta ekspozonte ndaj rrezikut.
Po ashtu, sipas tij, ishin thirrur edhe 2 vëllezërit e Arlinda Zekajt, me qëllim që ta bindnin të qëndronte në banesën e tyre derisa të gjendej një zgjidhje.
Arlinda Zekaj u vra të dielën në mbrëmje, në Vitomiricë të Pejës. Për vrasjen dyshohet kunati i saj, i cili, sipas të dhënave të bëra publike, vazhdon të jetë në arrati.
Informacionet e para bëjnë me dije se krimi ndodhi në një shtëpi dhe se viktima dyshohet të jetë vrarë me sëpatë.
Më 22 tetor, vetëm tri ditë para vrasjes, Zekaj i kishte dërguar një parashtresë kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë. Në të, ajo kërkonte masa urgjente ndaj zyrtarëve të institucioneve përgjegjëse, duke pretenduar se ata nuk i kishin kryer detyrat zyrtare.
Dokumenti, i cili mban vulën e pranimit të datës 22 tetor, përmbante paralajmërimin e saj për rrezikun që i kanosej. Ajo kishte shprehur gjithashtu shqetësimin se institucionet mund të ndërhynin vetëm pasi të humbte jetën një person.
Mediumi i famshëm britanik “The Athletic” e ka vendosur sulmuesin Vedat Muriqi në formacionin alternativ më të mirë të sezonit.Athletic…
Përfaqësues të shoqërisë civile kanë depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për dhunën e ushtruar nga policia…
Gjykata Themelore në Pejë njofton se sot (26 tetor) ka pranuar aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Pejë ndaj ish-bashkëshortit të…
Debati për fituesin e Topit të Artë ka marrë një tjetër kthesë, pasi Observatori i Futbollit CIES ka publikuar renditjen…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka kritikuar ashpër paketën e masave penale të prezantuar nga qeveria ndaj protestuesve, duke…
Italia përgatitet për një valë të re protestash, të planifikuara për të premten, në kuadër të grevës së përgjithshme të…