Turku Harun Çelik me profesion mësues është dëbuar nga Shqipëria.
Kjo ngjarje është pasqyruar gjerësisht në disa media turke, të cilat kanë publikuar edhe pamje nga momenti i dërgimit të tij në aeroportin e Rinasit.
Mësohet se Çelik është marrë nga drejtoria e azilantëve në Laprakë për t’u dërguar më pas në aeroport.
Në video shihet momenti kur shokët e tjerë, pjesë e lëvizjes “FETO” i thërrasin Harun Celikut duke i thënë “Harun bej sikur te bie te fikët”, që ai të arrijë të shpëtojnë.
Mediat turke thonë se 41-vjeçari është sjellë në Turqi pas një operacioni Feto të kryer në Shqipëri.