Momenti i sikletshëm, një grua i këput kopsat e këmishës Salvinit në mes të rrugës (VIDEO)

Qëndrimet e tij të forta kundër emigrantëve janë konsideruar shpeshherë shumë raciste dhe nuk janë pritur mirë.

Por këtë herë, Matteo Salvini, gjatë një vizite në Toskana është sulmuar nga një grua e cila ia ka këputur kopsat e këmishës.

“Duket se veprimi ishte i menduar më parë”, ka bërë të ditur policia italiane.

Mediat italiane raportojnë se ajo po kthehej nga puna, kur rastësisht hasi në një grup të mbështetësve të Salvinit dhe shfrytëzoi për ta shtyrë.

Në anën tjetër, Salvini ka thënë se sulmueses do të duhej t’i vinte turp.

“Çdokush mund të ketë qëndrime të ndryshme politike, sportive dhe të besimit, por pa dhunë”, ka shtuar Salvini.


Shtuar 10.09.2020 09:49