Mjekëve kinezë iu bëhet lëkura e zezë nga koronavirusi (FOTO LAJM)

Dy mjekë kinezë pasi u infektuan nga koronavirusi, kanë ndryshuar krejtësisht pamjen e lëkurës.

Sipas Daily Mail, mjekët ishin në prag të vdekjes dhe lëkura e tyre u bë e zezë.

Yi Fan dhe Hu Wiefeng, të dy 42 vjeç, u prekën nga koronavirusi teksa po kuronin pacientët në spitalin qendror në Wuhan.

Ngjyra e tyre e pazakontë e lëkurës u shkaktua nga mungesa e balancës hormonale pasi mëlçitë e tyre u dëmtuan nga virusi.

Të dy mjekët janë kolegë të Li Wenliang, mjeku që sinjalizoi i pari alarmin për koronavirusin e ri, por që ndërroi jetë më vonë.

Pas shumë ditësh në gjendje të rëndë, dy mjekët thonë se ia kanë dalë, edhe pse kjo betejë i ka traumatizuar.

Për më tepër shikoni pamjet.


Shtuar 21.04.2020 07:50