Mjekët arrijnë të izolojnë koronavirusin në Itali

Mjekët italianë kanë arritur të izolojnë koronavirusin.

Ministri italian i Shëndetësisë Roberto Sperenza deklaroi se virusi u izolua në Romë. Speranza u shpreh se zbulimi u bë në funksion të vaksinës.

“Rezultatat janë vendosur në dispozicion për shkencëtarët. Coronavirus u izolua nga mjekët e spitalit Spallanzani.”, tha ministri.

Në spitalin italian u trajtuan 23 persona me coronavirus. Pas trajtimit, rezultati i testit për pacientët doli negativ.


Shtuar 2.02.2020 16:07