Mjegulla e dendur anulon fluturimet, autoritetet japin njoftimin e rëndësishëm për udhëtimet e sotme

Moti i keq dhe mjegulla e dendur, anuluan ditën e djeshme disa fluturime për në aerportin e Rinasit.

Këto fluturime do të kryehen sot, por do të ketë vonesa.

Pasagjerët duhet të presin udhëzimet nga kompanitë ajrore dhe të zbatojnë oraret që do të marrin prej tyre, përpara se të nisen për në aeroport.

Njoftimi i plotë i Autoritetit te Aviacionit Civil:

Njoftim i rëndësishëm për të gjithë pasagjerët e prekur nga vonesat/anullimet e fluturimeve të datës 19 janar 2020, për shkak të motit të keq.

Njoftohen të gjithë pasagjerët e prekur nga vonesat/anullimet e fluturimeve të djeshme për/nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, se për shkak të mjegullës së dendur, kompanitë ajrore Air Albania, Alitalia, Austrian Airlines, Albaëings, Air Serbia, Blue Panorama, Pegasus dhe Ëizz Air, do t’i kryejnë të gjitha fluturimet e vonuara/anulluara brenda ditës së sotme, por me vonesa.

Pasagjerët duhet të presin udhëzimet nga kompanitë ajrore dhe të zbatojnë oraret që do të marrin prej tyre, përpara se të nisen për në aeroport.

AAC informon publikun, se ngjarje të tilla të lidhura me kushtet të pazakonta të motit janë të pranueshme në industrinë e aviacionit, ku kryesore për pasagjerin mbetet siguria në operim.

Fluturim të mbarë dhe të sigurt!


Shtuar 20.01.2020 12:29