Jashtë spitaleve COVID shihet dhimbja e vërtetë që virusi ka shkaktuar në vendin tonë.
Familjarët e pacientëve presin tërë ankth fatin e njerëzve të tyre ndërkohë që orët e pritjes mbeten të gjata.
Disa qytetarë, kanë treguar për kamerat gjendjen e të afërmve të tyre.
Njëri tha se kishte sjellë ujë dhe ndërresa për babanë, pasi këto kishte kërkuar vetë i ati. Ai tha se komunikon vetëm me doktoreshën.
“Ujë, rroba, ndërresa, ushqimin nuk e di, a është me serume, apo jo. Kam folur vetëm me doktoreshën, më ka thënë këtu këtu ca ka kërkuar babai dhe ato i japim. Telefonin për momentin jo se është në gjendje të rënduar. Uji, ska problem s’më intereson shumë më mjafton vetëm të pijë se është në gjendje të rëndë, e siguroj vetë ska problem, vetëm të bëhet mirë’, tha ai.