Milani nuk merr më shume se një pikë ndaj Fiorentinës me 10 lojtarë (VIDEO)

AC Milan dhe Fiorentina kanë ndarë pikët në kuadër të javës së 25-të në Serie A.

Ishin “Rosonerët” ata që kaluan të parët në epërsi falë Ante Rebic i cili realizoi në minutën e 56-të.

6 minuta më vonë, Dalbert i Fiorentinës u ndëshkua direkt me karton të kuq, ndërsa kjo nuk i ndaloi vendasit të nxjerrin pikë.

Ishte Pulgar ai i cili shënoi nga pika e bardhë në minutën e 85-të.

Me këtë barazim, Milan grumbullon 36 pikë në vendin e shtatë, ndërsa Fiorentina e 13-ta me 29 pikë.


Shtuar 22.02.2020 21:58