Mike Tyson po përgatitet për tu rikthyer në ring, kjo është arsyeja

Boksieri i njohur amerikan Mike Tyson ka thënë se mund të rikthehet në ring.

53-vjeçari ka shpejguar më pas arsyen që do ta shtynte të kthehej në ring: “Dua të shkoj në palestër dhe të kthehem në formë në mënyrë që të bëj boks për tre ose katër raunde për bamirësi”.

Tyson me pas ka zbuluar se ka filluar të bëjë ushtrime dhe stërvitje për boks. “Po filloj të jem në formë më të mirë”, ka thënë ai, duke pranuar se rivënia e dorezave “ka qenë e vështirë”, sepse trupi i tij është përkeqësuar.

Pavarësisht nga kjo, Tyson ka konfirmuar dëshirën e tij për t’u kthyer në ring. “Dua ta bëj për bamirësi, të grumbulloj fonde dhe të ndihmoj të pastrehët dhe ata që kanë varësi nga droga si unë”, ka përfunduar.


Shtuar 25.04.2020 17:16