Qindra njerëz akoma pa shtëpi, Rama mburret me kantieret e ndërtimit

Tërmeti i 26 nëntorit la mijëra shqiptarë në qiell të hapur dhe pa shtëpi.

Në ato kohë kaosi kryeministri Rama zbriti nga zyra dhe u bë bashkë me qytetarët duke ju premtuar se në fillim të 2020 do të kishin një çati mbi kokë.

Ai nisi që në nëntor strategjitë zgjedhore duke u shfaqur kudo si fytyra që do t’ju jepte zgjidhje shqiptarëve.

Ditën e sotme, shtator 2020 shumë shqiptarë kanë mbetur akoma pa shtëpi nga tërmeti.

Por kjo nuk e ka penguar kryeministrin që të publikojë disa fotografi të shtëpive që kanë nisur të bëhen për ta shitur si sukses.

“MIRËMËNGJES 😊

dhe me këtë album nga disa kantiere të Rindërtimit, ku prej rrënojave të tragjedisë po lind një jetë e re për ata që u goditën më shumë, ju uroj një të dielë të bukur”-ka shkruar ai. /albeu.com/


Shtuar 6.09.2020 07:39