Metoda praktike, si të freskoni apartamentin tuaj në ditët e nxehta

Evropa po përjeton vera rekord ku po bëhet gjithnjë edhe më e rëndësishme mbajtja e vet shtëpive tona të freskëta.

Ka disa këshilla te provuara dhe të testuara të cilat mund të zbatohen shpejt dhe pa ajër të kondicionuar.

Ç’ka nuk mund të futet brenda nuk mund të na shqetësojë

Më e mira është bllokimi i të nxehtit nga jashtë: Për ta bërë këtë, mbyllni dritaret dhe dyert gjatë ditës sa më shpejt që të jetë e mundur sapo temepratura jashtë të jetë mbi 25 ° C. Gjithashtu ndihmon edhe errësimi i dhomës me mbylljen e perdeve apo të grilave.

Kur i nxehti të jetë futur tashmë brenda: freskimi me një freskore?

Megjithatë, në çastin kur i nxehti është futur në apartament, mund të përdoret një freskore. Freskorja qarkullon dhe freskon ajrin pa përdorur aq shumë energji sa kondicioneri. Është mirë që në mbrëmje të hapni dritaren(t) kur të ketë rënë temperatura dhe ndizni freskoren në mënyrë që ajo ta nxjerrë ajrin e nxehtë jashtë dhomës. Nga ana tjetër, gjatë ditës, freskorja ju bën që të ndjeheni më mirë, por ajo nuk freskon. Kështu që fikeni atë në çastin kur do të dilni nga dhoma. Dhe kini kujdes: të fjeturit me një freskore mund të shkaktojë ftohje dhe tension muskujsh.

Këshillë profesionale

Varni një peshqir të njomë, preferueshëm prej pambuku, përpara freskores ose vendosni një tas me kuba akulli përpara saj. Kështu nxirret jashtë dhomës ajri i nxehtë – një sistem kondicionimi i bërë vet.

Pajisjet

Pajisjet elektrike gjenerojnë nxehtësi, madje edhe kur janë në opsionin “stand by”. Kjo është arsyeja përse ne i fikim kompjuterat dhe llampat kur ne nuk jemi duke i përdorur ato. Madje edhe ata që pëlqejnë të gatuajnë duhet të tregohen të vëmendshëm: gatimi gjeneron nxehtësi, kështu që është më mirë që ta përdorni sobën sa më pak që të jetë e mundur.

Lista për një apartament të freskët

Mbyllini dritaret dhe dyert gjatë ditës, dhe ajroseni apartamentin në mëngjes dhe në mbrëmje;

Errësoni dhomat: Grilat dhe perdet ju ndihmojnë;

Ndihmë nga jashtë: lyjini muret me ngjyra të hapura ose blini lule për t’i mbajtur jashtë;

Vendosni një peshqir të njomë ose një tas me kuba akulli së bashku me freskoren;

Hapini peshqirët e njomë, perdet dhe materialet e tjera (preferueshëm prej pambuku) rreth dhomës;

Fikini pajisjet elektrike;

Gjatë gatimit përdorni aspiratorin;

Hapini dyert e bufeve në mëngjes ose në mbrëmje: edhe aty fshihet ajër i ngrohtë.

Nëse do të merrni në konsideratë këto këshilla, asgjë nuk mund t’ju pengojë që të kaloni një verë të relaksuar. Shijojeni apartamentin tuaj të freskët!


Shtuar 29.07.2020 13:53