Meta me mendjen akoma te 2 marsi, publikon videon e kampionit shqiptar (VIDEO)

Presdenti Ilir Meta vazhdon akoma “fushatën” nga rrjeti social Facebook.

Këtë herë ai ka ndarë me ndjekësit videon me apelin e kampionit Christian Demaj, ne manifestimin e 2 marsit ne Tirane.

Meta shkruan “I lindur dhe i rritur në Gjermani, por me shqiponjën kuqezi në shpirt dhe zemër, Kampioni Christian Demaj🥊, i ftoi të gjithë shqiponjat🦅 të kthehen në folenë e tyre, në mbrojtje të Kushtetutës dhe Shqipërisë🇦🇱, në betejën vendimtare për të ardhmen e sigurtë e të ndritur të Atdheut tonë”.

Postimi i Metës

I lindur dhe i rritur në Gjermani, por me shqiponjën kuqezi në shpirt dhe zemër, Kampioni Christian Demaj🥊, i ftoi të gjithë shqiponjat🦅 të kthehen në folenë e tyre, në mbrojtje të Kushtetutës dhe Shqipërisë🇦🇱, në betejën vendimtare për të ardhmen e sigurtë e të ndritur të Atdheut tonë.

Falenderoj të gjithë Kampionët dhe sportistët që morën pjesë në Manifestimin madhështor Mbarëkombëtar të 2 marsit dhe janë të vendosur në krye të vetëdijes qytetare për mbrojtjen e Kushtetutës dhe të Shqipërisë, me PRANVERËN KUQEZI! 🇦🇱


Shtuar 7.03.2020 13:35