Meta paralajmëron konferencë para 2 marsit: Do zbuloj krimin e tmerrshëm kushtetues!

Presidenti Meta do të mbajë një konferencë shtypi një ditë para manifestimit të 2 marsit në Tiranë për mbrojtjen e Kushtetutës.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi, i cili paralajmëron se sot në orën 18:30 Meta do të denoncojë një krim të tmerrshëm kushtetues.

Statusi

“Të dashur kolegë gazetarë,
Sot në ora 18:30, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të japë një konferencë shtypi për të denoncuar para të gjithë popullit shqiptar një krim të tmerrshëm kushtetues”, shkruan zëdhënësi i Presidentit Meta.


Shtuar 1.03.2020 16:10