Meta firmos dekretin, miraton ligjin “Për pajisjet mjekësore”

Numri i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar aktualsiht në 174, ndërsa viktima numërohen 6.

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot shpalljen e ligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.89/2014 ‘Për pajisjet mjekësore”’.

“Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se, Presidenti i Republikës në ushtrim të kompetencave të Tij, në mbështetje të nenit 84 dhe 93 të Kushtetutës, ka dekretuar shpalljen e ligjit nr. 21/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.89/2014 ‘Për pajisjet mjekësore”’, të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë.”- thuhet ne njoftimin e Presidences.


Shtuar 26.03.2020 13:15