Meta: Europa ka kaluar periudha shumë më të vështira se pandemia

Teksa Shqipëria prej më shumë se dy javë po përballet me luftën ndaj pandemisë, Presidenti Ilir Meta e konsideroi “periudhë të vështirë” për BE, por shtoi se në të kaluarën ka pasur periudha shumë më të vështira, përfshirë dy Luftëra Botërore.

Në një intervistë për agjencinë italiane të lajmeve ADN Kronos me seli në Bruksel, Meta u ndal edhe tek “Po-ja” që Shqipëria mori për fillimin e negociatave është e domosdoshme që në projektin europian.

“Unë e kuptoj keqardhjen dhe ndryshimet që po ndodhin në këtë periudhë të vështirësive të mëdha. Por, më lejoni t’ju them – vazhdon ai – se Europa ka kaluar periudha shumë më të vështira, përfshirë dy Luftëra Botërore në shekullin e kaluar. Është e domosdoshme që në projektin europian të kishte hapësirë, si për të mirat që sjell integrimi dhe tregu i përbashkët, por gjithashtu do të ishte e nevojshme të ruhen traditat dhe kultura, të gjitha në emër të lirisë dhe demokracisë“, përfundon Meta.


Shtuar 29.03.2020 18:33