Presidenti i vendit, Ilir Meta pak pasi deklaroi ditën e djeshme se Presidenca është “kala e pamposhtur në mbrojtje të Kushtetutës’ ai sot ka publikuar një meme që sipas tij e përshkruan më së miri situatën.
Ai ka postuar disa minuta para takimit me Komisionin e Venecias, një foto ilustruese, ku në krye të kalas qëndron Kushtetuta e vendit, ndërkohë që po sulmohet nga ata që kreu i shtetit i quan si “Rilindja”.
Prej disa kohësh Presidenti dhe kreu i qeverisë kanë pasur disa përplasje dhe mesa duket nuk e kanë problem që këtë marrëveshje të koklavitur ta tregojnë publikisht. /albeu.com/
