“Mësuesi turk u shfaq duke ulëritur”, Shehu: U rrëmbye një person!

Ish-ministri Jashtëm Tritan Shehu ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Real Story” ku ka komentuar dëbimin e mësuesit turk Harun Celik nga Shqipëria.

Shehu është deklaruar kundër këtij veprimi dhe teksa kujton se Harun është shfaqur në një media turke duke ulëritur, ndërsa ekstradimin e quajti një rrëmbim personi.

Ai shtoi se rastin e ekstradimit të gylenistit janë shkelur të drejtat e njeriut.

“Ne si Shqipëri rrëmbyem një person. Media turke e ka dhënë duke ulëritur. Edhe kur e merr nga burgu, merret në mënyrë njerëzore, jo kështu. U bë atë ditë sepse ishte 1 janari, të gjithë me pushime, u mendua se nuk ka zhurmë. Ishte skandal.

Nuk di fare se çfarë ka bërë, por duhet të trajtohet në mënyrë njerëzore. Jemi bërë vasal shumë kohët e fundit, me gjëra qesharake. SHBA është tjetër gjë. Me Amerikën kemi partneritet e jo vasalitet. Ne morëm Kryesimin e OSBE-së, ndërsa ne këtu shkelim të drejtat e njeriut me shumë gjëra, edhe me këtë ekstradim”, tha Shehu.


Shtuar 14.01.2020 08:16