Categories: Uncategorized

Mesazhi i Luis Enriques emocionon gjithë Spanjën: Këtë ndeshje do ta fitojmë së bashku (VIDEO)

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, është protagonist në një video emocionues të publikuar nga Federata e Futbollit të Spanjë, në këtë kohë krize që ka kapluar vendin.

Pas Italisë, Spanja është vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi, që ka mbytur mbi 10 mijë persona, derisa janë infektuar mbi 100 mijë.

Të lidhura

None found

Enrique ka përjetuar së fundmi momente më të vështira në jetë, pas humbjes së vajzës nga një sëmundje e rëndë, por ka gjetur forcën për të vazhduar përpara.

Përmes kësaj video, ai ka dërguar mesazhe te të gjithë bashkëvendësit, që së bashku ta mundin edhe këtë armik të padukshëm, “së bashku do ta fitojmë edhe këtë ndeshje”.

“Kjo është skuadra kombëtare, më të mirët luajnë këtu. Do të fitojmë, e kemi bërë edhe herë të tjera. Nuk duhet të ndalemi, t’i duartrokasim sepse bashkë mund t’ia dalim. Do ta fitojmë këtë betejë”, tha ai.

Trajneri spanjoll i ka ftuar të gjithë që të mos dorëzohen dhe ka “grumbulluar” të gjithë ata që janë në vijë të parë kundër kësaj ndeshjeje shumë të vështirë.

Në “fushë”, mjekë, operatorë sanitarë, policë, vullnetarë, ushtarë, zjarrfikës. Trajneri thekson se “të gjithë po luftojnë ndaj një kundërshtari të padukshëm. Dhe është kjo ajo që i bën të mëdhenj”.

“Prindërit tanë, gjyshërit tanë, do të zbrisnin në fushë dhe do të fitonin nëse do ta kishin të mundur. E kanë bërë edhe herë të tjera. Këtë herë jemi ne ata që zbresim në fushë dhe duhet ta bëjmë për ata. Kjo është ndeshja e jetës sonë, nuk është momenti të dorëzohemi, Spanja nuk di se çfarë do të thotë humbje. Do të fitojmë”, thotë Enrique mes tjerash në mesazhin emocionues.

të fundit

VIDEO/ Bullgaria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e 13-të

Ka ulur siparin nata e madhe e Finales së Eurovizionit 2026, një mbrëmje që dhuroi gjithçka: emocione të forta gare,…

5 hours ago

Horoskopi 17 Maj 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Jeta ne çift do jete si një ëndërr gjate kësaj dite. Do përjetoni emocione te vazhdueshme pranë partnerit tuaja…

7 hours ago

OKB mirëpret zgjatjen e armëpushimit Liban-Izrael, Guterres: Mbështesim përpjekjet për t’i dhënë fund armiqësiv

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, përshëndeti të shtunën zgjatjen e armëpushimit midis Libanit dhe Izraelit pas bisedimeve të…

7 hours ago

Kishte konsumuar dyfish më shumë alkool se Nikoll Radaçi, kush është 44-vjeçari i dehur që ecte me shpejtësi marramendëse në lagjet e Durrësit

44-vjeçari Rezart Abazaj, është personi i dehur i cili lëvizte me shpejtësi marramendëse në lagjet e Durrësit mbrëmjen e kësaj…

7 hours ago

I dehur dhe me shpejtësi të lartë pranë vendit ku ndodhi tragjedia e Durrësit/ Policia arreston një 44-vjeçar pasi lëvizte në mënyrë të rrezikshme në zonën e ish-Kënetës

Një 44-vjeçar është arrestuar në gjendje të dehur në Durrës pranë vendit ku ndodhi tragjedia me vdekjen e dy fëmijëve.…

7 hours ago

Alis drithëron sërish skenën me këngën “Nan”, artisti shqiptar dhuron performancën emocionuese në finalen e “Eurovision 2026”

Alisi ka dhuruar një performancë drithëruese në finalen e Eurovision 2026, e mbushur plot emocion teksa mban numrin 5 në…

8 hours ago