28 persona kanë ndërruar jetë ndërkohë që flasim në Britani ndërsa mes viktimave është një 18-vjeçar.
Kryeministri britanik Boris Johnson ka deklaruar se do mbyllin parqet dhe do marrin masa më të rrepta nëse njerëzit nuk e mbajnë distancën.
“Mos mendoni se ajri i freskët ju siguron imunitet. Edhe nëse mendoni se jeni të paprekshëm, ka shumë njerëz të tjerë që mund t’i infektoni. Merreni seriozisht këtë këshillë. Duhet të ndiqni rregullin e distancimit”.
I pyetur nëse mund të vendosen masa më të rrepta, z. Johnson shtoi: “Nuk ka nevojë të përdorësh shumë imagjinatën për të kuptuar se ku mund të shkojmë dhe do ta shohim pas 24 orësh. Nëse nuk i ndjekim rregullat, atëherë kam frikë se do të duhet të sjellim masa më të ashpra”