Merret peng 34 vjeçari në Durrës, detajet e para

Një 34 vjeçar është marrë peng ditën e sotme për rreth një orë në qytetin e Durrësit.

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh kanë vepruar në kohë dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin F.K., 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale” Heqje e paligjshme e lirisë”.

Ky shtetas, në lagjen nr.13, për motive pronësie, ka mbajtur rreth 1 (një) orë, në mjet, pa dëshirën e tij shtetasin D.Xh., 34 vjeç, banues në Lezhë.


Shtuar 5.08.2020 08:16