Mediat serbe publikojnë foton e Artan Hoxhës ku Stankoviç pinte kafe mes Tiranës

Ndeshja e Crvena Zvezdës kundër Tiranës ka gjetur mbulim të gjerë në mediat serbe të cilat kanë publikuar një foto të trajnerit Dejan Stankoviç, i cili me stafin e tij është duke pirë një kafe në mes të Tiranës.

Në fakt, fotoja e nxjerrë nga “Blic.rs” është publikuar më herët nga gazetari i Abc News, Artan Hoxha, i cili ndër të tjera shkroi se stafi serb është duke pirë kafe i qetë në mes të kryeqytetit shqiptar, madje i rrethuar nga tifozë të Interit që duan të bëjnë foto me Stankoviçin.

Kujtojmë se Tirana dhe Crvena Zvezda do të luajnë sonte në kryeqytetin shqiptar për një vend në fazën tjetër të eliminatoreve të Champions League.


Shtuar 25.08.2020 14:20