Më shumë kohë për të dalë, si do të lëvizet prej sot e në vijim

Ashtu sikundër kryeministri Edii Rama njoftoi të premten, prej kësaj të hëne të gjitha bizneset që janë në listën e aktiviteteve tregtare të lejuara për të qëndruar hapur në gjendjen e emergjencës krijuar nga COVID-19, duke respektuar rregullat mbrojtëse nga koronavirusi, mund të qëndrojnë hapura nga ora 05:00 deri në orën 17:30.

Këtu pëfshihen supermarketet, farmacitë, aktivitetet tregtare me shërbime të domosdoshme për qytetarët.

Kujtojmë se koha për kryerjen e pazareveapo për nevoja të tjera personale është 90 minuta.


Shtuar 13.04.2020 06:13