Me maska në fytyrë e doreza, çfarë po ndodh sot në Rinas (FOTO LAJM)

Fatmirësisht në Shqipëri nuk kemi ende asnjë rast të të prekurve nga virusi vdekjeprurës, autritetet kanë shuar masat e sigurisë.

Pasagjeret ne Rinas, sic mund ti shihni edhe ne keto foto të shkrepura nga LSA u nënshtrohen kontrollit qe nga matja e temperaturës, nderkohë që personeli shfaqet me maskat mbrojtëse në fytyre.

Të pajisur me maska kanë qenë dhe disa prej pasagjerëve.

Kujtojmë se ditën e sotme ministrja e Shendetesise theksoi se: Shqipëria nuk ka asnjë rast te konfirmuar. Ju keni informuar për rastet që kanë qenë të dyshuara ku gjashtë raste që janë analizuar kanë rezultuar negative. Kemi dyfishuar masat në pikat kufitare. Në aeroportin e Rinasit, në portin e Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe në pikat e kalimit kufitar tokësor, ku vetëm dje kemi monitoruar më shumë se 4500 udhëtarë që kanë ardhur nga vendet që kanë transmetim komunitar ku futet edhe Italia”.


Shtuar 24.02.2020 13:24