Me 135 pasagjerë në bord, bën ulje emergjente avioni në Iran

Një tjetër avion desh ka pësuar tragjedi sot.

Bëhet fjalë për një avion në Iran, në aeroportin Mahshahr, në rajonin qendror-perëndimor të Iranit, i nisur nga Teherani i cili bëri ulje emergjente të detyruar për shkak të një avarie në motor.

135 pasagjerët e avionit nuk patën dëmtime

Televizioni shtetëror iranian raportoi se piloti kreu me vonesë manovrat e zbritjes dhe kjo bëri që avioni të përfundonte jashtë piste, ndërsa nga pamjet u pa që rrotat nuk ishin plotësisht të dala, për të bërë të mundur zbritjen.


Shtuar 27.01.2020 13:41