Mbyllen hetimet për vrasjen e Fabian Gaxhajt , 4 akuzat që rëndojnë mbi Ervis Martinajn

Prokuroria ka mbyllur hetimet për vrasjen e Fabian Gaxhajt në ish-Bllok.

Sipas “Abc News”, Ervis Martinaj do të merret i pandehur për katër vepra penale.

Ai akuzohet për “Krijim kushtesh për të kryer vrasjen”, “Fshehje e të ardhurave”, “Falsifikim pasaportash”. Martinaj akuzohet edhe për organizim të palejuar të lojërave të fatit.

Brenda 10 ditësh dosja shkon në gjykatë. Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 4 tetor 2018 në Ish Bllok.


Shtuar 11.09.2020 09:21