Tre shtete amerikane kanë lejuar disa dyqane të rihapen pas masave të vendosura për të frenuar përhapjen e koronavirusit, nderkohe qe numri i të vdekurve në vend kaloi 51,000, shkruan BBC.
Sallonet e bukurise dhe parukerite mund të rihapen në Gjeorgji dhe Oklahoma ndërsa Alaska hoqi kufizimet për restorantet.
Të Premten, Presidenti Donald Trump doli nga një konferencë më e shkurtër se zakonisht, duke refuzuar t’u pergjigjet pyetjeve.
Ai është përballur me kritika pasi sugjeroi që injektimi i dezinfektuesve shtëpiak tek pacientët mund të ishte i dobishëm.
Vërejtjet e tij janë dënuar si të rrezikshme nga mjekët dhe prodhuesit. Dezinfektuesit janë substanca të rrezikshme dhe mund të jenë helmuese nëse gëlltiten, dhe madje ekspozimi i jashtëm mund të jetë i rrezikshëm për lëkurën, sytë dhe sistemin e frymëmarrjes.
Konsumatorët që vizitojnë bizneset e rihapura në Gjeorgji, Oklahoma dhe Alaska do të vazhdojnë t’i përmbahen masave për distancimin shoqëror. Por disa qytete dhe zona kanë vendosur të vazhdojne te jene te mbyllura.
Në Gjeorgji, sallonet e flokëve dhe thonjve, sallone për tatuazhe dhe biznese të tjera të kujdesit personal do të lejohen të rifillojnë punen. Të hënën, restorantet dhe teatrot ne darkë do të lejohen të hapen përsëri.
Me pretendimet e papunësisë që arrijnë në 26 milion njerëz – ose rreth 15% të popullsisë – që nga mesi i marsit, shumë shtete amerikane po ndiejnë presionin për të rifilluar tregtinë.
Por ekspertët e shëndetit kanë paralajmëruar se kjo ka me vete rrezikun, pasi mund të shkaktojnë një valë tjetër të infeksioneve.