Mbappe dëmtohet rëndë, largohet nga fusha mes lotësh (VIDEO)

Rifillimi i futbollit në Francë duhej të ishte më i lumtur sesa kaq për Kylian Mbappe.

Ylli i skuadrës së Paris Saint Germain, Kylian Mbappe, është tronditur në ndeshjen kundër Saint-Etienne.

Mbappe është obliguar të lë fushën e lojës, pas ndërhyrjes së ashpër të Loic Perrin, i cili edhe u ndëshkua me karton të kuq.

Në minutën e 33’, Mbappe me lot në sy u largua nga fusha, për t’i lënë vendin Pablo Sarabias.


Shtuar 24.07.2020 20:31