“Marrëveshja e detit me Shqipërinë u prish nga Erdogani”, reagon kryeministri Rama

Ish-ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakoyannis ka deklaruar se çështja e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë duhet të zgjidhet nga Gjykata Ndërkombëtare.

Ajo mbajti fjalën e saj, gjatë takimit të organizuar nga “The Economist” në Athinë, ku hodhi akuzën se marrëveshja e arritur në vitin 2009 u prish pas ndërhyrjes së Turqisë dhe përkatësisht presidentit Erdogan, që në atë kohë ishte kryeministër.

“Për çështjen e detit me Shqipërisë nuk ndihmon ndërhyrja e palëve të treta. U mërzita kur në 2009 u rrëzua marrëveshja nga Gjykata Kushtetuese. Kjo nuk përbën justifikim që dhe pse 10 ose 12 vite më pas nuk kemi akoma një marrëveshje është e rëndësishme që të gjejmë një zgjidhje për vende tona pa ndërhyrjen e palëve të treta.

Unë në Greqi njihem si një mbështetëse e fortë e dialogut mes Turqisë dhe Greqisë por një gjë e tillë ndodh vetëm nëse nuk ka kërcënime për luftë, dhe shpresoj që presidenti Erdogan do të bëjë të gjithë përpjekjet për të mos përshkallëzuar tensionet dhe retorikën e viteve, kjo nuk është një mënyrë e suksesshëm për të bërë politikën dhe për Turqinë. Mund ti rikthejmë retorikës për të gjetur një zgjidhje për të dy vendet dhe popujt tanë. Unë shpresoj se është i qartë, mesazhi nga BE dhe i shumicës nga vendet e Mesdheut dhe shpresoj që fryma e sotme mes tre vendeve tona do të ndikojë”, është shprehur ajo.

Ndërkohë kryeministri Rama në fjalën e tij ka theksuar se rrëzimi i marrëveshjes së vitit 2009 nuk ka lidhje me ndikimin e asnjë pale të tretë, në atë kohë ai deklaron se nuk e kishte takuar kurrë presidentin e Turqisë Erdogan.

“Më duhet të kundërshtoj Dorën,Gjykata kushtetuese ka marrë vendim në vitin 2009 ku nuk e kisha takuar, dhe kurrë nuk kisha dëgjuar prej presidentit Erdogan nuk kishim asnjë raport në atë kohë dhe nuk kishim asnjë arsye që marrëveshjen ta çonim në gjykatë”-ka thënë ai.


Shtuar 16.09.2020 10:27