Marash Kumbulla dhe Rrahmani futen në karantinë

Klubi i Veronës vendosi që të merrte menjëherë masa sot pasi u mësua se Manolo Gabiadini, pjesëtar i Sampdorias me të cilën ishin ndeshur së fundmi, kishte rezultuar pozitiv ndaj koronavirus.

Ashtu si të tjerët, edhe Marash Kumbulla e Amir Rrahmani i janë nënshtruar urdhëresës së autoriteteve shëndetësore në një situatë tejet të vështirë që po kalon Italia.

Vetë klubi bëri të ditur se deri kur parashikohej të zgjaste karantina e detyruar e futbollistëve të cilët ishin izoluar menjëherë në shtëpitë e tyte.

“Hellas Verona bën të ditur se ka ndërprerë çdo aktivitet të programuar dhe kontekstualisht u aktivizua në pasditen e 12 marsit për të zbatuar të gjitha procedurat e nevojshme. Së pari, vetizolimin në shtëpi të skuadrës, stafit dhe drejtuesve të pranishëm në Xhenova deri më datë 22 mars, nën vëzhgim siç kërkohen nga autoritetet shëndetësore dhe në bazë të ligjeve në fuqi”, shkruhej në njoftimin e klubit.

UEFA, mbledhje e jashtëzakonshme për të vendosur për EURO 2020
UEFA komunikon se të martën e ardhshme do të zhvill ojë një mbledhje të posaçme pas shpërthimit të koronavirusit në kontinentin europian.
Në një njoftim zyrtar të qeverisë së futbollit europian bëhet me dije se në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për Kampionatin Europian, i cili është planifikuar se do të mbahet gjatë verës.
Në këtë mbledhje do të marrin 55 presidentët e federfederatave anëtare të UEFA-s, Ligat Europiane, Shoqata e Klubeve Europiane dhe Shoqata e


Shtuar 12.03.2020 20:39