Mallra kondrabandë, vjedhje e dhunë: Arrestohen 5 persona në Tiranë

Policia e Tiranës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 5 shtetas, dy prej të cilëve ishin në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit XH. H., 31 vjeç. Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi ky shtetas ka goditur me grushte dhe përndjekur në mënyrë të vazhdueshme shtetasen E. D.

Gjithashtu, nga shërbimet e Komisariatit Nr. 1 është arrestuar në flagrancë shtetasi A. V., 28 vjeç, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i vuajtjes së dënimit”, sepse gjatë kontrollit të ushtruar, nuk u gjet në banesë, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë janë kapur dhe ndaluar 2 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale:

B. L., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Tregtimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe F. A., 39 vjeç, banues në Vlorë, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale ”Vetëgjyqësia”.

Informacion përfundimtar në lidhje me aksidentin e ndodhur mesditën e djeshme në Bulevardin “Gjergj Fishta”, Tiranë.

Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me aksidentin e ndodhur në Bulevardin “Gjergj Fishta”, më datë 12.02.2020, ku ka mbetur e dëmtuar shtetasja me iniciale E. Gj, 63 vjeçe, ju informojmë se: Në vijim të veprimeve hetimore, në orët e mbrëmjes grupi hetimor ka shoqëruar dhe intervistuar në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, shtetasen me iniciale I. B., 33 vjeçe. Policia Rrugore e Tiranës, krahas veprimeve të tjera hetimore, me qëllim sqarimin e rrethanave, në funksion të dokumentimit të plotë të aksidentit rrugor, si pasojë e të cilit ka mbetur e dëmtuar këmbësorja E. GJ., ka sekuestruar ne cilësinë e provës materiale automjetin në pronësi të shtetases I. B., me qëllim këqyrjen dhe kryerjen e ekspertimeve të nevojshme autoteknike. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetases I. B, si e dyshuar për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Është evidentuar 1 rast i dhunës në familje, si dhe është plotësuar 1 kërkesë-padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur 2 telefonata për tentativë vjedhjeje me dhunë, në orën 21:20, në rrugën “Kongresi i Lushnjës” dhe në orën 21:30, në rrugën “Haki Stërmilli”. Shërbimet e Policisë kanë reaguar në kohë dhe nga verifikimet e bëra nga Policia ka rezultuar se nuk është kryer vjedhje në asnjë rast. Është ngritur një grup, i cili vijon punën për identifikimin dhe dokumentin e autorësisë së këtyre ngjarjeve, të dy tentativave për vjedhje me dhunë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë, e mbetur në tentativë”.


Shtuar 13.02.2020 13:56