Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj është duke raportuar në Komisionin e Sigurisë për amnistinë në burgje, teksa një moment deputeti Lefter Maliqi e ka pyetur për lirimin e disa “të fortëve” gjatë ditëve të fundit.
Maliqi u shpreh se burgjet janë mbushur plot me hallexhinj, ndërkohë që VIP-at po dalin një e nga një, ndërsa shtoi se parimin e famshëm Kap Ça të Kapësh, e kanë brenda vetë qeverisë.
None found
Maliqi: Lidhur me lirimin e disa te burgosurve ditëve të fundit, KÇK është në çdo cep të qeverisë. Burgjet e Shqipërisë janë mbushur plot me hallexhinj, të burgosurit VIP po dalin një nga një.
Por sipas ministres sistemi 41 bis në burgje, që pritet të aplikohet do të bëjë që ti jepet fund përfitimeve nga të dënuarit VIP.
Gjonaj: Problematikat në burgje janë të mëdha, me ndryshimet që ne kemi ndërmarrë rezultatet do të jenë pas disa vitesh, jo sot. Nuk kemi lënë pa marrë masa në cdo rast cedimi lidhur edhe me lirimin e të dënuarve që kanë dalë me vendim gjykate, me 41 bisin do të ketë shtim të masave per të burgosurit me rrezikshmëri të lartë.
KCK nuk është në qeveri, i kemi shpallur lufte korrupsionit e informalitetit, po punojmë që këta të dënuar të rrezikshëm nuk do të përfitojnë amnisti e as ulje dënimi.
Nuk kemi mbipopullim në burgje, nuk kemi mbikapacitet në burgje janë 5351 të dënuar.
Bruno Fernandes ka dalë publikisht në mbështetje të trajnerit të Manchester Unitedit, Michael Carrick, pas përmbysjes dramatike dhe fitores ndaj…
Një formë e re dhe shqetësuese e sulmeve kibernetike po kërcënon sigurinë ushqimore në Europë. Hakerat po arrijnë të depërtojnë…
Miliarderi Elon Musk ka reaguar me ironi ndaj rezultateve të zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, ku demokratët siguruan…
Ndeshja mes Feyenoordit dhe Interit, e vlefshme për raundin e katërt të Ligës së Kampionëve u ndërpre për shkak të…
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, kritikoi ashpër emërimet e fundit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe…
Këshilltari federal dhe shefi i diplomacisë së Zvicrës, Ignazio Cassis, zhvillon nesër, më 5 nëntor, një vizitë zyrtare në Kosovë.…