Categories: Uncategorized

Gjonaj replika me deputetin e opozitës. Maliqi: Mos më trego kafenenë mua

Deputeti Lefter Maliqi ka replikuar ditën e sotme në interpelancë me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Maliqi foli me emra konkretë dhe akuzoi ministren se komandimet në administratën e Burgjeve që duhet të jenë 3 mujore i kanë shkelur afatet, ndersa nënvizoi se shumë të shkarkuar nga puna po fitojnë gjyqet dhe këto para do dalin nga xhepat e qytetarëve.

Të lidhura

None found

“Drejtori i burgut të Korcës ushtartak mbi 3 muaj i komanduar? Po ca ndodh aty brenda?

Largoi drejtorin juridik anëtar i asamblesë së tyre, e largoi e degjeneroi do vesh jurist i thjeshtë i tha. Shefi i auditit mik i familjes Rama, gruaja e tij ka dalë nuse te shtëpia në Myslym Shyr. Shantazhoi punonjësit e DAP, fitoi e gjyqin për rikthim në detyrë, ka 10 muaj që auditi është i mbyllur në zyrë nuk kontrollojne ca ndodh në burgje. Shef personieli mbi një vit të komanduar, shef logjistike, të komanduar e shkarkon ,fiton gjyqin si shefja e auditit, kush do i paguajë.

Drejtori i 302 ka fituar gjyqin, se kanë lekë këta, 290 veta i kanë mangut, drejtorin e Vlorës e shakrkojnë e cojnë ndjekje penale, del e thotë emëron në Vlorë një që e akuzoi vet për lidhje me krimin dhe e heq pastaj, drejtori i 313 e njëjta gjë. Heq Arben Cukon që u ka dhënë dhjetra kuti me vota, hoqën Stefan Cipën, e hoqa për punë të shkëlqyer tha, sëmur dhe ai dy ditë në Greqi ne një operim të vështirë, akoma s’e kanë uruar një pjesë e tyre i urojmë jetë të gjatë. Kunatën e Vasilikës donte ta hiqte, por ndërhyri Vasilika, te Elbasani ndërhyri Taulanti por ja hoqi.
Keni liruar specialiste të ministrisë, ky drejtori i klanit famoz e emëron shefe ligjistike në Krujë, as është prezantaur as emëruar, pas dy ditësh dorëzon detyrën, pas dy ditësh kërkon specialist për burgjet, e keni bërë KCK te administrata e burgjeve”, tha Maliqi.

Përgjigja e ministres Gjonaj:

Kam ardhur këtu të mbrojë institucionin, s’jam këtu për t’ju përgjigjur mllefeve e inateve personale me persona specifikë apo me të gjithë drejtuesit. Nuk po kuptoj cili ishte meraku juaj, ndryshe ishin pyetjet, një panoramë me emra që s’di pse ishin më shumë persona të dënuar se cfarë duhet të përmbante problematika. Unë nuk i jap kaq rëndësi emrave, nëse ka shkelje cohet në prokurori dhe këtu përfundon.

Një pjesë të informacioneve e keni të vjetëruar mos merrni info në kafene ku ish drejtues ju japin të dhëna, por s’janë fakte, ju ngatërrojnë mbase me kastile por shikojni më mirë që kur të vini në interpelancë të mos thoni gjëra të paqëna.

Përgjigja e Maliqit

Interpelanca më shumë është për shqiptarët, faktet janë kokëforte, mos më trego kafenenë mua se unë do takohem po ti informacionet e ke nga shoferi jot, por sigurisht në kafene do i marr informacionet se kam, lidhjet e mia, por ç’ligj moj kush do mbajë përgjegjësi për këta që po fitojnë ligjet, pa më thuaj ndonjë llaf, më vjen keq për ty, s’ka asgjë personale, ti e bën shumë mirë detyrën ku të kanë vënë por kjo është e zeza mbi të bardhe ca ndodh në burgjet, administratë e si ndërhyn politika, situata është e zezë në administratën e burgjeve dhe jashtë, pse 7 të burgosur kanë dalë vetëm me këtë drejtor tani e del thotë gjyqtari kck me radhë, ndërkohë që shteti lufton shtetin. /albeu.com/

të fundit

Presidentja Shiroka-Pula takohet sot me senatorët amerikanë Shaheen dhe Durbin

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, do të zhvillojë sot një takim me dy senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe…

15 seconds ago

MPB: Iva Mihailova nuk figuron me dalje nga Maqedonia dhe as me hyrje të ligjshme në Bullgari

Iva Mihailova nga Koçani, për të cilën është në fuqi një ndalim aktiv gjyqësor, nuk ka dalje të regjistruar nga…

8 minutes ago

Papërgjegjësia më detyroi të ndahesha” – Linda Kalemi hapet për divorcin: Largohesh nga dikush që të do dhe e do, kjo është dhimbje e madhe

Trajnerja Linda Kalemi ka rrëfyer arsyet që e çuan drejt ndarjes nga bashkëshorti, me të cilin kishte ndërtuar një jetë…

9 minutes ago

Operacioni ndërkombëtar i INTERPOL-it në Maqedoni çon në sekuestrimin e 27 armëve dhe 10 mjeteve eksplozive

Në kuadër të aksionit ndërkombëtar „TRIGGER X“, të organizuar nga INTERPOL-i, në Maqedoni janë sekuestruar 27 armë, 604 copë municion…

9 minutes ago

Eksperti Fidair Berisha: BE-ja duhet të reagojë ndaj kërcënimeve të Daçiqit dhe të kushtëzojë fondet për Serbinë

Deklarata e Ivica Daçiqit se flamuri serb do të valojë një ditë mbi Prizren ka nxitur reagime dhe ka vënë…

10 minutes ago

Serious family crime in Kosovo: father shoots 29-year-old son dead, police search for the perpetrator

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Pogragjë të Gjilanit në Kosovë, ku një 29-vjeçar ka humbur…

12 minutes ago