Emërimet e fundit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës janë kritikuar ashpër nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi. Ajo pretendon se personat e emëruar janë të afërm të politikanëve.
Musliu-Shoshi iu drejtua ministrit Glauk Konjufca në një postim me fjalët: “Nale dorën me nipa e mbesa”. Deputetja tha se përzgjedhja në diplomaci duhet të bëhet mbi bazën e meritës, profesionalizmit dhe kritereve ligjore, e jo sipas interesave familjare apo partiake.
None found
Qëndrimi i PDK-së pason, me vetëm pak orë, kërkesën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që Konjufca të japë sqarime publike. AAK kërkoi të dijë nëse vendimi nr. 113/2024 është shfuqizuar. Vendimi, i firmosur në prill 2024 nga ish-ministrja Donika Gërvalla, ndalonte punapërcaktimin në ministri të të afërmve të zyrtarëve dhe diplomatëve.
AAK iu referua pesë emërimeve në misionet e Kosovës në Uashington, Berlin, Iowa, Hagë dhe Kopenhagë. Aleanca pretendon se të emëruarit kanë lidhje familjare ose politike me njerëz të pushtetit.
Mes rasteve që kanë tërhequr vëmendje është caktimi i Lumturie Lipovecit si këshilltare në ambasadën e Kosovës në Hagë. Lipoveci është tezja e deputetes së Vetëvendosjes, Krenare Çerkini. Kjo e fundit i tha Bota Sot se janë të pasakta raportimet që e lidhin emërimin me postin e saj, duke theksuar se Lipoveci punon në diplomaci prej gati një dekade.
Në kohën kur u botua lajmi, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ende nuk i ishte përgjigjur pyetjes së AAK-së lidhur me vendimin 113/2024.
Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e së martës, më 24 nëntor, në Eskisehir të Turqisë, ku një helikopter ushtarak…
Administrata e Donald Trump po shtyn përpara një plan të ri për riorganizimin e NATO-s, i njohur si “NATO 3.0”,…
Partia Demokratike organizoi pasditen e sotme Foltoren e Ripërtëritjes në Durrës, ku duket se nuk ka munguar as incidenti i…
Njerëzit më të hapur ndaj përvojave të reja kishin më shumë gjasa të ishin pa partner romantik, ndërsa ata që…
Njerëzit që e gjejnë të këndshme aromën natyrale të partnerit priren të raportojnë intimitet më të madh seksual. Këtë sugjeron…
Një ekspeditë amerikane po kërkonte mbetjet e një anijeje në Gjirin e Meksikës kur roboti nënujor hasi në një ngarkesë…