Ignazio Cassis, këshilltar federal dhe shef i diplomacisë zvicerane, do të zhvillojë nesër, më 5 nëntor, një vizitë zyrtare në Kosovë. Ndalesa në Prishtinë është pjesë e turneut të tij rajonal nga 4 deri më 6 nëntor, ku përfshihen edhe Serbia dhe Maqedonia e Veriut.
Departamenti Federal i Punëve të Jashtme të Zvicrës njofton se Cassis do të takohet me presidenten Justina Shiroka Pula, kryeministrin Albin Kurti, si dhe me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.
None found
Në qendër të bisedimeve pritet të jetë marrëveshja e tregtisë së lirë ndërmjet Kosovës dhe shteteve të EFTA-s, përfshirë Zvicrën. Marrëveshja, e cila ka hyrë së fundmi në fuqi, krijon mundësi të reja për eksporte dhe investime. Zvicra do të konfirmojë gjithashtu mbështetjen e saj për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Cassis do të vizitojë misionin e KFOR-it, ku Zvicra është e pranishme me kontingjentin SWISSCOY që prej vitit 1999. Ai do të shkojë edhe në misionin e OSBE-së në Kosovë, ndërsa Zvicra mban këtë vit kryesimin e organizatës. Në kuadër të vizitës do të përurohen edhe ambientet e reja të ambasadës zvicerane në Prishtinë.
Në njoftimin e saj, Berna e rendit diasporën e madhe nga Kosova, Serbia dhe Maqedonia e Veriut që jeton në Zvicër ndër arsyet e marrëdhënieve të ngushta me këto tri vende.
Udhëtimi zhvillohet në një periudhë ndryshimesh për rajonin, pas zgjedhjeve në Serbi dhe përpara publikimit të raportit vjetor të Komisionit Evropian për vendet kandidate.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, kritikoi ashpër emërimet e fundit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe…
Një kompani skoceze ka krijuar një version modern të legjendarit Audi Quattro, duke u frymëzuar nga modeli i njohur Audi…
Modeli i parë i prodhimit nga marka e re BMW Alpina po i afrohet prezantimit në treg. Me vitin 2027…
EgnatiaEgnatia do të kthehet në fushë për ndeshjen e tretë që do të luajnë në Conference League përballë Universitatea Craiova,…
Barcelona ka nisur lëvizjet për të transferuar mbrojtësin e Arsenalit, Piero Hincapie, gjatë afatit kalimtar të janarit.Sipas raportimeve, drejtori sportiv…
Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, duke theksuar se qytetarët…