Makina përplas këmbësorin në Fushë Krujë-Qerek

Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 7.30 në rrugën nacionale Fushë Krujë- Tiranë, ku një makinë ka përplasur një këmbësor.

Duke qenë se në zonën e quajtur Qerek ku edhe ka ndodhur ngjarja, sot është ditë pazari ka shkaktuar një fluk njerëzish, por edhe drejtuesit duke mos zbatuar tabelat sinjalizuese, ka sjellë edhe përplasjen e këmbësorit.

Burime për abcneës.al bëjnë me dije se në vendngjarje ka mbërritur menjëherë Policia e Grupi Hetimor për të zbardhur detajet e këtij aksidenti.

Mësohet se drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia.


Shtuar 8.02.2020 08:59