Një aksident ka ndodhur pak më parë në rrugën Sherisht-Peshkëpi.
Një makinë ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka përfunduar në kanal.
Mësohet se ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit, i cili është dërguar në spital me urgjencë.
Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e dhe as identiteti i të plagosurit, teksa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.