Luljeta Bozo feston ditëlindjen, urimi i nuses është kaq unik

Inxhinierja e njohur Luljeta Bozo festoi ditëlindjen dhe nuk kishte kurrësesi të mungonte një urim nga nusja e djalit të saj, regjisorja Alda Biba.

“Gëzuar ditën e lindjes Luljeta Bozo (Konomi) ti grua e madhe që ke dhënë e jep kontribut në shkencën e mekanikës së dherave e që shumë të identifikojnë me tërmetin…. që ke kaluar në duart e tua breza e breza konstruktorësh e ndërtues… që modestisht buzëqesh kur ish-studentë të falenderojnë për atë çfarë u ke dhënë me zemërgjerësi,

Dijen… kur bota akademike nga gjithë bota të vlerëson e fton të ndash në auditore universitetesh prestigjoze e konferenca boptrëore studimet e tua… Tokio…Paris…Tetovë… Gjermani… Barcelonë… Seul. Ti pa bujë dhuron çfarë di”, shkruan ndër të tjera regjisorja Bida.

Re e vjehrrë kanë pranuar të dalin bashkë në emisione të tjera, ku dhe kanë treguar se kanë një lidhje shumë të mirë mes tyre.


Shtuar 2.10.2020 06:58