Lotito i thurr elozhe Igli Tares

Igli Tare është padyshim “arkitekti” i Lacios, teksa ka një meritë të jashtëzakonshme për ndërtimin e skuadrës dinjitoze, që këtë sezon, po bën mjaft mirë, duke qenë në garë së bashku me Interin dhe Juventusin.

Shqiptari ka fituar besimin e presidentit Lotito, i cili së fundmi, në një prononcim për “Repubblica”, foli me superlativa për Taren, duke deklaruar:

“Tare është një djalë shumë i vendosur. Flet plot pesë gjuhë dhe është i palodhur. Perfeksionist i madh. Është një nga më të mirët dhe na lidh një dashuri e madhe. Për sa i përket Inzagit është një timonier i shkëlqyer. Punon gjatë gjithë kohës dhe po rritet profesionalisht nga dita në ditë.

Për momentin Lacio ka një ecuri shumë të mirë, duke u krahasuar me Juventusin, që ka fituar aq shumë dhe jam krenar për këtë”, u shpreh Lotito.


Shtuar 7.01.2020 15:36