U hodh në Amsterdam shorti i Ligës së Kombeve për sezonin 2020-2021. Në ceremoninë e mbajtur në kryeqytetin e Holandës u përcaktuan të gjitha grupet dhe përballjet për këtë kompeticion, që debutoi përpara 2 vitesh.
Shqipëria i ka të gjitha mundësitë të kalojë në raundin e dytë të kompeticion pasi është caktuar në grupin 3 me Kazakistanin, Bjellorusinë dhe Lituaninë.
Ndryshe nga sezoni i kaluar i kompeticionit të kombëtareve të kontinentit europian ku kishim përballë Izraelin dhe Skocinë, këtë herë kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja mund të kryejnë një ecurinë bindëse.
Kosova duhet të djersisë më tepër pasi shorti i Ligës së Kombeve i ballafaqon me kundërshtarë seriozë si Sllovenia dhe Greqia. “Dardanëve” u bashkohen në këtë garë dhe Moldavia.
Për Ligën A, ku renditen kombëtaret më të arrira të botës rezervohen përplasje titanike si Portugali-Francë, Gjermani-Spanjë, Itali-Holandë dhe Angli-Belgjikë. Shorti i hedhur sot në Amsterdam në orën 18:00 për sezonin 2020-2021 të Ligës së Kombeve vendosi këto grupe dhe përballje:
LIGA A
GRUPI 1
Poloni
Bosnjë Hercegovina
Itali
Holandë
GRUPI 2
Islandë
Danimarkë
Belgjikë
Angli
GRUPI 3
Kroaci
Suedi
Francë
Portugali
GRUPI 4
Gjermani
Ukrainë
Spanjë
Zvicër
LIGA B
GRUPI 1
Rumania
Irlanda e Veriut
Norvegji
Austri
GRUPI 2
Izrael
Sllovakia
Skoci
Republikë Çeke
GRUPI 3
Hungari
Turqi
Serbi
Rusi
GRUPI 4
Bullgaria
Republikë e Irlandës
Finlandë
Uells
LIGA C
GRUPI 1
Azerbajxhan
Luksemburg
Qipro
Mali i Zi
GRUPI 2
Estoni
Armeni
Maqedonia e Veriut
Gjeorgjia
GRUPI 3
Sllovenia
Moldavia
Kosova
Greqia
GRUPI 4
Lituani
Kazakhistan
Bjellorusi
Shqipëria
LIGA D
GRUPI 1
Malta
Andorra
Letoni
Ishujt Faroe
GRUPI 2
San Marino
Lihtenshtejn
Gjibraltar