Liroi “Gjeneralin” e dënuar me burgim të përjetshëm, gjyqtari përballet sot me KLGJ

Gjyqtari i Korçës, Markelian Kuqo, do të dalë sot para Këshillit të Lartë Gjyqësor, pasi më herët i ka dhënë lirinë të dënuarit me burgim të përjetshëm, Gert Gjinararin, i njohur ndryshe si “Gjenerali”.

Relator i çështjes së gjyqtarit Kuqo është anëtari i KLGJ-së, Dritan Hallunaj, ndërsa dosja është përgatitur nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, i cili kërkon shkarkimin e gjyqtarit nga detyra.

Në 2 tetor gjyqtari Kuqo duhet të paraqesë versionin e tij para KLGJ-së për të mbështetur ligjshmërinë e lirimit të Gert Gjinararin, ndërsa do t’u përgjigjet edhe pyetjeve të anëtarëve të Këshillit.


Shtuar 2.10.2020 07:24