Liga e Kampioneve në gusht, La Liga fillon në tetor?

Gazetat spanjolle kanë filluar të publikojnë një plan të ri mbi atë se si do të vazhdojë sezoni në futboll.

Shtyrja e shumë kampionateve ka bërë që të ndryshohen të gjitha kalendaret, madje të shtyhet edhe Euro 2020. Por, si do ta afektojnë kompeticionet njëra tjetrën?

Sipas “Sport”, Liga e Kampionëve do të zhvillohet përgjat muajit gusht, kurse La Liga do të fillojë në tetor.

Ndonjë vendim zyrtar nuk është marrë akoma lidhur me këto plane të shpalosura. Nëse një gjë e tillë ndodh në Spanjë, sigurisht se do të ndodhte edhe në vendet tjera.

Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë komunikatë zyrtare gjatë javës. Kujtojmë se liga angleze do të mblidhet në takim tek javën tjetër.

/lajmi.net/


Shtuar 27.03.2020 22:00