Lidhën, dhunuan dhe grabitën 85 vjeçarin në Itali, kapen 4 shqiptarë

Katër shqiptarë të cilët jetojnë në Itali janë arrestuar pasi dhunuan e grabitën një të moshuar.

Ngfjarja ndodhi mesnatën e së premtesnë Lignano, Itali.

85-vjeçari Giuseppe Spartà u lidh dhe dhunua nga agresorët, dhe momentalisht gjendet në spitalin e Latisanës me të paktën 4 brinjë të thyera.

Mbi ngjarjen në fjalë janë arrestuar katër shtetas shqiptarë, të dyshuar si autorë dhe aktualisht po mbahen në paraburgim në burgun e Udines.

Rai News raporton se dosja ndaj tyre është hapur si për plaçkitje ashtu edhe për rrëmbim.

I moshuari ka rrëfyer se vetëm pak kohë më parë ra pre e një tjetër grabitjeje, ndërsa pas kësaj dëshmie hetuesit po punojnë nëse dy ngjarjet janë të lidhura me njëra-tjetrën.


Shtuar 16.02.2020 10:22