Letra e Opozitës drejtuar OSBE/ODIHR, Gjiknuri nuk pranon të firmosë

Përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri e ka konsideruar letrën e PD drejtuar OSBE/ODIHR si të njëanshme dhe retorikë politike.

Gjiknuri ka deklaruar se nuk mund të firmosë letra të njëanshme.

Të lidhura

None found

“Nuk mund të firmos letra të njëanshme. Letra juaj është vazhdim i retorikës politike. Nuk keni sjellë asnjë draft e propozim konkret, nuk po sillni draft, nuk keni reflektuar. ODIHR i drejtohemi vetëm me produkt konkret. Pres propozimet tuaja konkrete për amendamentet. Tek ODIHR shkohet për mosmarrëveshjet për draftet, jo mosmarrëveshje teorike. Sipas 14 Janarit, ODIHR i kërkohet opinion për çështje të administrimit zgjedhor”, mësohet se ka thënë Gjiknuri.

Më herët, Opozita e Bashkuar paraqiti në mbledhjen e Këshillit Politik një kërkesë konkrete për të marrë asistencën e OSBE\ ODIHR për disa çështje themelore për të cilat palët nuk bien dakord.

Sipas opozitës, PS ka refuzuar t’i bashkohet kërkesës, duke përdorur “sovranitetin” si argument kundër përfshirjes së OSBE/ODIHR por kjo është pjesë e marrëveshjeve për reformën zgjedhore.


Shtuar 22.09.2020 11:48